Berisha: Rama bëri gjithçka që të zgjidhej Kamala Harris, sulmoi Trump me porosi të Xhorxh Soros

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama bëri gjithçka që të zgjidhej Kamala Harris në krye të Shtëpisë së Bardhë, dhe këtë madje e bëri duke sulmuar Trumpin me porosi të Xhorxh Sorosit.

Sipas Berishës, Edi Rama u rreshtua deri në ditën e fundit të zgjedhjeve me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tij kundër Trump, ndërsa sa do që të përpiqet të afrohet me presidentin amerikan, nuk do t’ia dalë.

“Besoj se mesazhin kryetari i komitetit kombëtar të Partisë Republikane e solli qartë.

Edi Rama është kukull e Xhorxh Sorosit.

Edi Rama është personi që ka sulmuar më shumë se kushdo tjetër në botë gjatë fushatës elektorale, me porosi të Xhorxh Sorosit, Donald Trump para zgjedhjeve të vitit 2016.

Edi Rama edhe në këtë fushatë bëri gjithçka që të zgjidhej Kamala Harris.

Mos harroni ju se udhëtimi i tij më 26 tetor, gjoja në ditëlindjen e Aleksis Soros, ishte njëkohësisht për të nxitur shqiptarët që të votojnë Kamala Harris.

Me datën 11 nëntor ishte njoftuar në SHBA dhe në Shqipëri promovimi i librit të Kamala Harris me parathënien e Linda Ramës. Ishte parashikuar që Kamala presidente e zgjedhur të çonte një mesazh përmes Zoom-it në ceremoninë e promovimit të këtij libri.

Pra, Edi Rama u rreshtua gjer ditën e fundit të zgjedhjeve me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tij.

Këto janë të njohura, nuk i kam unë.

Tani se çfarë thotë, nesër ai mund të marrë një kapele MAGA dhe ta vërë në kokë, por problemi është se koka iu përplas në tavolinë sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …