Berisha: Fondacioni Amerikan Heritage, ekspertizë për PD dhe urë komunikimi me administratën Trump

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Steven Bucci, përfaqësues dhe drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin the Heritage Foundation më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fondacioni Amerikan Heritage vazhdon të japë ekspertizën e tij me rekomandime për programin elektoral të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është një urë e denjë komunikimi me administratën e Presidentit Donald Trump dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Kreu i PD në një potsim në facebook.

Mesazhi

Të dashur miq,

Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim në selinë e Partisë Demokratike mikun e mirë të shqiptarëve Steven Bucci, përfaqësues dhe drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin the Heritage Foundation më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fondacioni Heritage ka përgatitur edhe pjesë të programit elektoral dhe qeverisës të Preaidentit Trump dhe administratës së re amerikane.

E falenderova Z. Bucci për ndihmën e vyer që Fondacioni Heritage po i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë në ringritjen e të djathtës shqiptare. Fondacioni Amerikan Heritage vazhdon të japë ekspertizën e tij me rekomandime për programin elektoral të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është një urë e denjë komunikimi me administratën e Presidentit Donald Trump dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, Znj. Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demoratike të Shqipërisë dhe Znj. Diana Mjeshtri, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center.

About Redaksia

Check Also

Paloka: Banesat në njësinë 11 janë lënë të palegalizuara me qëllim vetëm për planet mafioze të qeverisë

Deputeti i PD, Edi Paloka, në takimin që u zhvillua për planin e transportin dhe …