Paloka: I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon opozitën, ai nuk e ka kundërshtuar kurrë!

Deputeti demokrat Edi Paloka komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv me Sonila Meçon situatën në Partinë Demokratike. Paloka tha se, ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.

“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë. Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”, tha Paloka.

Paloka theksoi se ‘non grata’ e Berishës është moslejimi që ai të shkojë në SHBA dhe s’mund t’i përcaktosh asgjë tjetër askujt.

“U bë mbledhja e grupit të PS për të marrë vendimin mbi Rakipin. Mbasi u mblodh grupi vendosi që s’do ta përjashtojë. Doli dikush, ambasadorja që t’i thotë Ramës nëse s’përjashtoni Rakipin do ndërpresim marrëdhëniet me ju? Jo”, deklaroi Paloka.

Më tej deputeti demokrat deklaroi se Yuri Kim që kur ka ardhur ka sulmuar opozitën vazhdimisht.

“Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply