Noka: Këta këtu do të fshihen nga jeta shoqërore se do të shkojnë te lal vjedhësi! 11 maji është dita juaj e vdekjes politike!

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e parlamentit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar mazhorancën socialiste se, po mbron Erion Veliajn sepse janë të gjithë rrugës për në qeli.

Noka u shpreh se, ‘kryeministrin e kanë zënë makthet sepse po afron 11 maji. Nuk ka Aleks që ta marrë përkrahu dhe ta paraqesë nëpër samite. I zhduku fotot në rrjetet sociale, kudo, kryeministri juaj’.

‘Tani lali Eri ka hapur rrugën, do ta tërheqë këmbën zvarrë, për të gjithë këta këtu dhe është koha të ju themi; prisni, prisni, nuk keni parë asgjë akoma se çfarë do ju shohin sytë dhe çfarë do të përjetoni’, theksoi Noka.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Gjysmën e fjalës ja kishte shkruar Fatmir Xhafaj, e gjysmën Mcgonigali.

Mendova ti kthej përgjigje, por nuk ja vlen. Të mbrosh, krimin e korrupsionin vetëm ju e bëni.

E kam vështirë jo unë, jo ne këtu, por çdo njeri në këtë vend, e ka të pamundur të kuptojë se, pse ju detyrojnë të mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet jashtë  çdo perceptimi të lali vjedhësit.

Çfarë halli keni, si mund të lejoni veten të keqpërdoreni në këtë mënyrë.

Si mundet të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 867 mijë euro vetëm blerje online, pa llogaritur blerjet nëpër dyqane që nuk janë regjistruar.

A e dini ju se, vetëm Imelda Markos gruaja e ish-presidentit të Filipineve në 1986 kur u arratis për Hauai, kishte lënë pas një pasuri të tillë, si kjo Imelda Markosi e Tiranës. A e dini ju se në Filipine ngrit një muze korrupsioni, që tu japë shembull njerëzve që të mos vjedhin më, të mos guxojnë.

Si mund të ketë qenë ministrje kjo që mbron hajdutërinë.

867 mijë euro të brendshme dhe bizhu.

O Pandi a e kupton.

A e dini ju se, kjo zonjë që jeton në luks. Është një zonjë në Fier që quhet Vaide Majaci, invalide pune, në barakë e ka lënë qeveria juaj. 40 euro në muaj i jep.

Ndërsa Imelda Markosi e Tiranës zgjërryhet në luks. Nuk flisni ju për Vaiden dhe mijëra Vaide që janë nëpër Shqipëri. Si ka mundësi, si ju ka katandisur të tillë.

Si ju ka depersonalizuar Edi Rama të gjithëve.

Ku e keni atë drejtësinë tuaja. Ku është?

Nuk ka ndodhur në ndonjë vend të botës që kryeministri të shkojë në bashkinë e kryeqytetit, dy herë brenda ditës pasi është arrestuar hajduti që drejtonte dhe të mbledhë, njëherë policinë bashkiake e ndërtimore për ti urdhëruar dhe të dalë në protestë dhe njëherë të gjithë administratën dhe drejtuesit e njësive administrative për të ju thënë, do të organizoni protestën kundër institucioneve të shtetit, kryeministri i një shteti.

Si mund të flisni ju për shtet ligjor, shtet të së drejtës.

Është makthi që ju detyron, ju ka zënë makthi dhe harrojeni se keni shpëtim.

Këta këtu mbrapa jo, këta banda e hajdutëve dhe krimit këtu, këta kanë Nesti Angonin gjithsecili.

Kjo ka këtu na Karlon, Nesti Angon.

Po dhe juve ju ka përlyer diku dhe sa herë që vjen muhabeti që të diskutoni krimin e korrupsionin ju fanepset në ëndërr një Nesti Angon. Dhe fap ju kaplon makthi dhe mbroni krimin e korrupsionit.

Paturpësia është se e quani dhe sukses.

I qajka djalit lali vjedhjësit atje dhe këtë për këtë ligji nuk duhet të veprojë.

Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën e sëmurë atje, nuk i qajkan fëmijët që ju e akuzuat se zhvilloi pronën e tij, ndërsa ky vodhi pronën e shqiptarëve.

Për jku ska, se po ju shtrëngohet laku dhe keni filluar të bëheni të dhimbsur, po qaheni tani.

Hajdutë! Asgjë më shumë se hajdutë, të gjithë hajdutë.

A skuqeni mo, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara.

Si mund ta lejoni veten të keqpërdorni kaq brutalisht. Nuk kam fjalë.

Si mund të qaheni ju për lali vjedhësin.

Tre kompani tha kryetari i grupit parlamentar të PD. 86 milionë euro me firmën e lali vjedhësit kanë marrë në bashki dhe ato pastaj sponsorizonin harbimet dhe luksin e shfrenuar të zonjës së kryebashkiakut.

Për ju nuk është korrupsion, por të zhvillosh pronën tënde private, kur nuk je rilindas është korrupsion. A e kuptoni se ku keni mbërritur. Zullumi i pafre tani po shpërthen. Nuk i zë gjumi asnjëri.

Kjo shef ëndërra me Karlon, ai tjetri me Suel Çelën.

Edhe kryeministri njëlloj si ju, ka makthe tani se po afron 11 maji. Nuk ka Aleks që ta marrë përkrahu dhe ta paraqesë nëpër samite.

I zhduku fotot në rrjetet sociale, kudo, kryeministri juaj.

Ai ishte perëndia juaj. Ku është perëndia jua, keni ngelur pa perëndi se tashmë ju ja pushtuar satanai.

Prandaj të dashur kolegë, zhytja në krim e korrupsion nuk jep rrugë të gjatë dhe të zhyt në makth.

E makthi e dini se kush është?

Cris LaCivita. Zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë. Nuk ka më shans të ju mbrojë kush krimin e korrupsion. Fundi juaj po ju vjen.

Shoh trishtim tek ju të gjithë. Po, trishtim keni të drejtë. Këta nuk kanë thjeshtë trishtim, por kanë halle të mëdhaja. Sepse atje prap hekurave është botë tjetër, janë delikatë këta nuk e durojnë dot atë lloj jete.

Prandaj zverdhen se atje i pret sapuni të gjithë. Prandaj nuk i zë gjumi.

Por ky nuk është faji jonë, nuk është faji i shqiptarëve.

Koha e zullumqarëve po merr fund.

Po vjen koha e shqiptarëve të vërtetë që e duan Shqipërinë dhe vendin e tyre.

E di që për ju janë ditë të zeza, por po kujtoj një shprehje të kryeministrit tuaj.

E mbani mend çfarë na thoshte para 12 vitesh, se kishte Xhorxhin kishte Aleksin dhe gjithë marionetat e tyre në Shtëpinë e Bardhë dhe Europë dhe na thoshe; prisni se nuk keni parë asgjë akoma.

Tani lali Eri ka hapur rrugën, do ta tërheqë këmbën zvarrë, për të gjithë këta këtu dhe është koha të ju themi; prisni, prisni, nuk keni parë asgjë akoma se çfarë do ju shohin sytë dhe çfarë do të përjetoni.

Treçereku juaj do të fshihet nga lista e politikës, por këta do të fshihen nga jeta shoqërore se do të shkojnë të gjithë atje, te lali vjedhësi dhe do të detyrohet të shtrëngojnë sapunin me radhë të gjithë.

11 maji është dita juaj e vdekjes politike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …