Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë takimit madhështor me diasporën në Parma ka folur edhe për problemin e turizmit në vendin tonë. Berisha tha se, turizmi në Shqipëri funksionon mbi një platformë koloniale. Sepse në 10 milionë turistë, janë të regjistruara gjithsej 6 milionë net fjetje.
“Partia Demokratike angazhohet për një transformim rrënjësor, të shpejtë.
Së pari, me vendosjen e minimumit jetik.
Me rritjen me 25 përqind të rrogës minimale.
Me vendosjen e rrogës mesatare 1200 euro.
Dhe këto vetëm në 3 muajt e parë të qeverisjes së saj.
Të dashur miq, ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria, vendi më i pasur në 28 mijë kilometra që mund të ekzistojë kund, të prodhojë të mira, begati për qytetarët e saj.
A e shihni turizmin? Do u jap një shembull. Ne jemi komb mikpritës dhe është gjë e madhe që presim çdo vit miliona turistë. Statistikat thonë se vitin e kaluar ishin 10 milionë.
Por a e dini se çfarë ndodh? Turizmi në Shqipëri funksionon mbi një platformë koloniale. Sepse në 10 milionë turistë, janë të regjistruara gjithsej 6 milionë net fjetje.
Vendi ynë fqinj, Mali i Zi, me 2.6 milionë turistë, ka të regjistruara 16.8 milionë net fjetje. Atëherë, me 10 milionë turistë, 6 milionë net fjetje, shitja e përgjithshme në tregti është 140 milionë. Nga këto 140 milionë, në arkën e shtetit për taksapaguesit hyjnë gjithsej 8 milionë.
Pra, çdo shqiptar fiton 4 euro për turist.
Ndërkohë, Edi Rama për Olta Xhaçkën, për trafikantët e tjerë që i quan investitorë strtegjikë, shpenzon çdo vit 430 milionë.
Për çdo qytetar kjo kushton 230 euro për turist.
Merr fund kjo.
Çfarë ndodh me prodhimin? Rënie, rënie dhe vetëm rënie.
Çfarë ndodh me investimet e huaja? Askush nuk vjen të investojë në Shqipëri.
Çfarë ndodh me eksportet? Nga vjet në sivjet, 32 përqind më të ulëta.
Ju e shihni pra, Shqipëria ekonomikisht është në rrokullimë të madhe.
Po, janë kullat në Tiranë. 4 miliardë euro, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat, të gjitha të tjerat vijnë nga nëntoka e klaneve qeveritare.
Dhe çmimet, më të shtrenjtat se në të gjitha qytetet e Europës, përveç Mynihut dhe Parisit. Asnjë njeri nuk mund të blejë një shtëpi për familjen e tij. Pra, kjo Shqipëri merr fund”, tha Berisha.