Tom Doshi del nga SPAK pas dy orësh: Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe…

Pas rreth dy orësh, kreu i PSD Tom Doshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Pas daljes Doshi foli shkurt për gazetarët, duke treguar arsyen pse ishte në SPAK. Ai ka deklaruar se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë nën përgjim.

“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Doshi.

I pyetur nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK-ut, Tom Doshi u përgjigj: “Asnjëherë! E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”.

About Redaksia

Check Also

Paloka: Banesat në njësinë 11 janë lënë të palegalizuara me qëllim vetëm për planet mafioze të qeverisë

Deputeti i PD, Edi Paloka, në takimin që u zhvillua për planin e transportin dhe …