Edi Ramës i ka dalë situata e mashtrimeve jashtë kontrollit. Prej kohësh ka hapur një rubrikë komunikimi në FB me ndjekësit, me idenë që gojtaria do ta ndihmojë t’i mashtrojë prapë shqiptarët, por duket se askush nuk e ha më propagandën e tij idiote dhe boshe.
Shqiptarët, që kanë ikur në emigrim prej keqqeverisjes së tij, të cilët janë mbi 1 milionë, duket se nuk ia kanë harrur përzënien nga vendi dhe, me gjithë censurën që ushtrojnë lakenjtë e tij komenteve në Facebook, ka prej atyrë që i shpëtojnë dhe ia plasin në sy mashtrimet.
Kjo ka ndodhur edhe ditën e sotme teksa një emigrant që i është përgjigjur krahasimev e idiote se në Shqipëri është më mirë se në Greqi për të jetuar, komentuesi i ka kujtuar Ramës se kur ishte në Shqipëri paguhej 250-mijë lek të vjetra në muaj, ndërsa në Greqi, çoban, paguhet 1000 euro në muaj dhe nuk paguan as qira, as ujë e drita.
“Ata që thonë që është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë. Gënjeshtër, unë punoj çoban dhe marr 1 mijë euro, shtëpi, drita, ujë i paguan pronari. Në Shqipëri në një karburant për 250 mijë lekë”, shkruan komentuesi.
Në pamundësi për t’i dhënë zgjidhje qytetarit që ka përzënë vetë nga vendi, Rama ka filluar dërdëllitje pa thelb me propagandën Shqipëria 2030, e me batuta bajate, mos ngatërro kekun me byrekun.
“E treta, avash me kekun dhe me byrekun, se nuk janë më kohërat që ishin. Nuk është më njësoj bota e Europa me atë që ishte deri dje. Kostoja e jetesës është rritur aq shumë sa s’ka më kursime si dikur. Secili ti shohë me qetësi opsionet e veta dhe të vendosë qoftë për tu kthyer plotësisht qoftë pjesërisht, ca kohë këtu ca kohë atje, apo qoftë duke investuar këtu e duke ndenjur atje. Të gjitha janë të mundura dhe nga të gjitha këto gjen te njerëzit që janë kthyer apo i kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Jemi në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, për pak vite do jemi anëtarë të BE, gjithçka do të ndryshojë por kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë, përpara se me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër”, u shpreh Rama.