Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hlne në fshatin Vilëz, të njësisë Zhejë në Laç.
Policia konfirmon se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vrarë. Sipas burimeve, viktima është shtetasi Dodë Mamli, 67-vjeç.
Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar e kanë qëlluar 67-vjeçarin në afërsi të një banese.
Njoftimi
”Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D., 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e tyre dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkaq shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet dhe në grupin e ndihmës së Sigurisë kanë kaluar katër të Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër “