CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Teliti: Arrestim i Erion Veliajt i vonuar! Çdo ditë që ishte në krye të bashkisë, vetëm ka vjedhur!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, gjatë fjalës së në konferencën e organizuar në selinë e PD-së nga këshilltarët të opozitës deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është i vonuar.

‘Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur e shpërdoruar miliona euro, përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak’- u shpreh Teliti gjate fjales se tij.

‘Është për tu vlerësuar fakti që Veliaj sot nuk është më në krye të bashkisë së Tiranës, por largimi  i tij është i vonuar.

Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur miliona euro e shpërdoruar e përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak.

Komision i cili është ngritur që ne vitin 2023, por gjithmonë është refuzuar me forcë nga Veliaj dhe Këshilltarët e majtë.

Fakti që ai sot është i arrestuar është një provë e pakundështueshme dhe një provë e ngritjes së këtij komisioni.

Këshilltarët socialistë nuk e kanë më kryetarin që t’i urdhërojë e këta të mos sillen më si ushtarët e tij, por si ushtarë të Tiranës e qytetarëve, që ngrihen në mëngjes e ngrysen në darkë për qytetarët që kanë 1000 probleme’, tha ndër të tjera Dorian Teliti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …