Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ergys Agasi, koordinatori i Ramës për krimin, kontrollonte SHISH-in dhe emëronte ministrat e Brendshëm.
gjatë një konference shtypi, Berisha tha se, Rama ishte arkitekti i interiorit të vilës së Agasit në Durrës.
Berisha: Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave, Lindës së Surrelit apo patronazhistes së AKSHI-t dhe Lindës drejtoreshë, ai kontrolloi çdo të dhënë në internet të shtetesve shqiptarë dhe shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë.
Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.
Miqësia e kryetares së SHIK-ut, drejtoreshës së SHIK-ut, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.
Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni.
Ergys Agasi ka pasur de facto, jo de jure, si arkitekt të interiorit, Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar pikërisht në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës.
I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij gjer në detaje në arredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi.
Gazeta RD