Arrestim i negociuar nga Rama/ Agasi u takua me Ballën para arrestimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e akuzuar atë për lidhje të ngushta me qeverinë dhe grupet kriminale.

Berisha deklaroi se sipas “qytetarit dixhital” Agasi para arrestimit është takuar ne Elbasan me Ballën duke hedhur dyshime se arrestimi i tij dje të ketë qenë një arrestim i negociuar.

“Arrestimi pranë shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra dhe nallane. Polici në timon. Të gjitha këto flasin më shumë së gjithçka tjetër për një arrestimtë negociuar. A ju kujtohet kur u dorëzua famozi Balili, cilin pati shofer? Ardi Veliun. Agasi kishte Shpatakun.
Qytetari digjital më ka informuar se sipas burimeve të tyre policore të dielën në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin.
A mori përsipër Balla negociatat me të me porosi të Ramës këtë nuk mund ta them.
Agasi është pronar i makinave të blinduara, më luksoze, shkoi e u gjet me shofer policin. Janë disa elementë që po t’i lidhësh bashkë flasin për një arrestim të negociuar.
PD i bën thirrje EUROPOL dhe EUROJUS, vendeve partnere të monitorojnë këtë proces, ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin shqiptar”, u shpreh Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi Agasin si “koordinatorin e Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”. Sipas tij, përmes lidhjeve me AKSHI-n, Agasi kishte akses dhe kontroll mbi të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe të huajve që ndodhen në Shqipëri.

Berisha pretendoi gjithashtu se Agasi ishte personi që “emëronte dhe ndryshonte ministrat e Brendshëm”, ndërsa shtoi se ai kishte ndikim edhe mbi Shërbimin Informativ të Shtetit.

About Krye Redaktor

Check Also

Partia e Anëtarit, e terrenit dhe alternativës!

Nga Nikola KEDHI U hap një kapitull i ri. Partia Demokratike ka tejkaluar një nga …