Vrasja në Shkodër, 20 vjeç ari u qëllua vetëm me një plumb

Një i ri është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re” në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Pavlin Preka, rreth 20 vjeç, i cili është gjetur i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij.

Mësohet se viktima jetonte i vetëm në banesë, teksa ka qenë xhaxhai i tij, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Burime bëjnë me dije se Pavlin Preka ka patur vetëm një plagë plumbi në pjesën e gjoksit, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë. Po ashtu, mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë, e cila është sekuestruar nga uniformat blu.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa bën me dije se autorit/ët janë ende të paidentifikuar. Mbeten ende të paqarta motivet se pse mund të jetë vrarë 20-vjeçari dhe pistat ku po hetojnë autoritetet.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …