Berisha: Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA, prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat tha se, paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar. Berisha tha se, prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë dhe Edvin Sinaloa mund të thirret nga dita në ditë për krimet që ka kryer.

“Të dashur miq, krahu tjetër është në kaos, në panik, në shthurje, në tmerr.

Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA.

Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar.

Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar.

Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.

Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste

Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.

Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…

A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status.

Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA.

Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi.

Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më.

E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …