Nga Redin HAFIZI
Në takimin e fundit mes Presidentit Trump dhe Presidentit Zelensky kishte një debat të ashpër. Arsyeja është se kur Presidenti Trump kërkon paqe, Presidenti Zelensky kërkon të fitojë. Kjo luftë nuk mund të ketë fitues, por vetëm të humbur që janë viktimat e luftës. Presidenti Trump e ka deklaruar se po hyn në këtë marrëveshje vetëm që të mos ketë më viktima dhe ky konflikt duket se do të ketë shumë viktima nëse vazhdon. Ushtria Ukrainase duket e dobët tashmë edhe në fuqi njerëzore. Nuk po pranojnë Ukrainasit që të bëhen pjesë e një ushtrie që tashmë duket e shpartalluar.
Europa vërtet po e mbështet Ukrainën, por ndihma më e madhe është dhënë nga USA në linjën se USA do të jetë çadra e NATO. Në këtë mënyrë Europianët po kërkojnë që të mbajnë USA në mënyrë kurthi brenda dhe si çadër për NATO. Ndërkohë Trump po e çmonton këtë marrëdhënie dhe po drejton kombin Amerikan drejt kërcënimit të vërtetë të USA që janë China dhe Irani. Shumë shpejt Irani do të bjerë, pasi është rrethuar, por lufta ndaj Kinës është e gjatë dhe shumë kompetitive. Pra shiheni Trump si në kohët e Nixon kur USA arriti të shkëputë Kinën nga Bashkimi Sovjetik. Ne Shqiptarët e njohim mirë atë kohë dhe pasojat, por dihet se superfuqitë luajnë.
I vetmi element i ri nga vitet ‘70 është se BE beson se është gati të përfaqësohet edhe pa USA. Këtë gjë e ka kërkuar edhe Trump që dëshiron të fokusohet në kundërshtinë me Kinën dhe Iranin, por edhe në begatinë e popullit Amerikan. Në këtë të fundit duket se Ukrainasit dhe Europianët kanë borxhe. Amerikanët paguajnë taksa dhe kështu kontrollojnë qeverrisjen që e votojnë. Pra, Trump nuk ka rrugë tjetër, por të sjellë paratë e shpenzuara mbrapsht. Përse një shtet duhet të hedhë paratë e taksapaguesve në një zonë ku nuk ka ndonjë interes???
Pra, tashmë ka ardhur koha që ato para të kthehen tek populli Amerikan. Ndërkohë Zelensky u paraqit si një Fidel Castro në veshje dhe në bisedë. Këtë pamje e kanë vlerësuar shumë burokratët Europianë dhe dihet se çfarë ndodhi me Kubën, po e njëjta do të ndodhë me Ukrainën që do të mbetet si një ishull pa zgjidhje. Nuk është zgjidhje mosmarrëveshja, pasi njerëzit po humbin jetën. Lufta ka arritur në një konflikt bandash, pasi ushtria Ukrahinase është shkrirë dhe lufta ka marrë fund. Bandat janë dashuria e Soros dhe burokratëve Europianë, siç përdornin bandat meksikane për të shkatërruar USA.
Nuk ka më tolerancë ndaj bandave të çdo nacionaliteti. Nuk ka më luftë kundër qytetarëve dhe kjo është madhështia e Administratës Trump, pasi mbron vetëm qytetarët kudo në botë e nuk do të dijë për qeverritë në vendet e tyre. Trump bën gjithçka për paqen mes shteteve, por edhe me vetveten dhe të vërtetën me miqtë.