Kur thua fjalë më të mëdha se shtati yt dhe mban pesha më të rënda se ç’mund të mbajnë shpatullat e tua!

Nga Elona CAASLLI

Ngjarja e ndodhur në avion mes kryeministrit dhe një qytetari që mban firmën e thonjve të kryeministrit në qafë nuk është aspak rastësi. Kryeministrin e kanë lënë nervat. E kanë nervat sepse kundërshtia nuk ka më etiketën shqiptare. Ajo tashmë mbart etiketë ndërkombëtare dhe në lojën ndërkombëtare duhet të jesh lojtar i mprehtë për të mos thënê fjalë më të mëdha se shtati yt dhe për të mos mbajtur pesha më të rënda se shpatullat e tua.

Ndërkombëtarizimi i pazareve të kryeministrit në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të ketë prishur ekuilibra në shtete të tjera të cilat flasin përmes gojës së Ahmetajt dhe Ahmetaj duhet dëgjuar me vëmendje,jo për atë çka ai përfaqëson si individ, por për atë çka i është paracaktuar të thotë si medium i shteteve të tjera.

Ditë pas dite duket qartazi që Edi Rama e ka vënë në tezgë panairi shitjesh Shqipërinë dhe shqiptarët për të ruajtur pushtetin e tij të pacënuar dhe ka luajtur rëndë për ta mbajtur këtë pushtet. Ka luajtur aq rëndë , sa kur dëgjon përgjimet të vjen natyrshëm të nënqeshësh kur dëgjon fjalët ‘ votë’, ‘zgjedhje’, ‘ fushatë elektorale’.

Mjafton vetëm fjalia e Roni Yeffet kur deklaron krejt i sigurt se nuk ka nevojë t’i dërgohet shkresë zyrtare ministrisë se merret Roni me ministrinë. Thënë shkurt, ministria është Roni dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore në Shqipëri nuk.vendosen përmes shkresave zyrtare, por përmes Ronit. Roni është vula e institucionit.

Një bashkësi horrash e ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për çështje partie, por bëhet fjalë për çështje Shqipërie.

Post Scriptum- Shqipëria duhet të jetë partia e vetme e çdo shqiptari në mënyrë që vendi të kalojë në qeveri teknike dhe të krijohen kushtet ku çdo shqiptar voton alternativēn që i duket më e përshtatshme për të qeverisur vendin.

About Redaksia

Check Also

Keqkuptimi me takimet e së premtes!

Nga Lutfi DERVISHI Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në …