Berisha: 2025 është viti i diasporës! Shqipëria madhështore do të jetë “Made in Albania”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar para shqiptarëve në Milano, programin e PD-së për qeverisjen 2025-2029.

Duke folur në takimin madhështor me diasporën, Berisha u shpreh se, Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’ dhe se, markat shqiptare do të mbushin tregjet dhe dyqanet.

“Po cili është programi ynë?

Shqipëria madhështore fillon njëherë në radhë të parë, me një Shqipëri ku qytetarët jetojnë si njerëz. Ku qytetarët të mos përballen me varfërinë ekstreme.

Shqipëria madhështore, Shqipëria e jetueshme, Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj. Një paketë emergjence, e cila nxjerr çdo shqiptar në territorin e Shqipërisë jashtë varfërisë ekstreme.

Kjo, në fakt do u lehtësojë edhe ju shumë. Sepse, unë e di. Jo vetëm familjarëve të afërt, po edhe të tjerëve u kërkojnë nga mospasja, t’iu dërgoni ilaçe, t’iu dërgoni gjëra të ndryshme. Sepse, ndodh prore që një pension nuk mjafton as për 2 javë ilaçe. Ndodh prore që një pension është afërsisht sa qiraja e banesës. Këto marrin fund!

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet, paguhen me dinjitet. Por jo vetëm kaq. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria në të cilën ju, miqtë tuaj italianë, qytetarët shqiptarë do vendosin ëndrrat e tyre, kur sfidat e tyre, bizneset e tyre. Po, po, Shqipëria vendi më miqësor për investimet është zotimi ynë. I taksave të ulëta.

Për çdo shqiptar që kthehet në Shqipëri, 5 vjet pa asnjë taksë, dhe përsëri stimuj të tjerë.

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’.

Mendoni për një moment qytetet, fshatrat, brigjet nga keni ardhur, pasuritë përrallore që ka Shqipëria, nuk i ka vend tjetër në 28 mijë km2 në Europë e as në botë.

Pra, do bëhet gjithçka në moton: ekonomia, ekonomia, ekonomia!

Shqipëri prodhuese, Shqipëri prodhuese. Markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë.

Miq, mund të ketë njerëz që e dëgjojnë me skepticizëm, por u thëm një gjë. Merrni pak regjistrat e viteve 2005-2013.

320% u rritën eksportet, u rrit prodhimi, u rrit ‘made in Albania’. Kurse sot, ka 3 vite që Shqipëria, zbret prodhimi, zbret, zbret, zbret dhe në vitin 2024 eksportet në Shqipëri ishin 32% më pak se në 2023.

Jo, ne do bëjmë gjithçka që ato pasuri që ia ka fal Zoti Shqipërisë t’i kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë, për ju që do të vini të investoni, për miqtë tuaj që do të vijnë me ju të investojnë në Shqipëri.

Ballkani i Hapur, Stop! Në kosh do të hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paloka: Banesat në njësinë 11 janë lënë të palegalizuara me qëllim vetëm për planet mafioze të qeverisë

Deputeti i PD, Edi Paloka, në takimin që u zhvillua për planin e transportin dhe …