Berisha tregon mesazhin që u la mbi tavolinë prokurorëve të Skapit

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, tha se, Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin merr fund me turp më 11 maj.

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.

Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.

Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë.
Tani vazhdon.

Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha

Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Strategu izraelit godet Ramën: Paratë e drogës vërshojnë në Shqipëri! Duhet qeveri e re!

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në intervistën e fundit për “Financial Times” kanë sjellë reagime …