Berisha: Në Skap gjeta Etjenin e Fatmir Xhafës, që u bë kurban i marrëveshjes Rama-Dumani

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, u shpreh para përkrahësve se, në Skap gjeti aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar.

“Tani, çfarë gjeta unë aty.

Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një.
Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.
Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë.

Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen.
Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …