CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka: Do të demaskojmë aktivitetin kriminal të Ramës dhe të klanit të tij

Përkrahës të Partisë Demokratike, janë mbledhur sot para SPAK, ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, po respekton masën e detyrimit për paraqitje. Deputeti i PD, Flamur Noka, nw njw prononcim për mediat tha se, Partia Demokratike do të demaskojë aktivitetin kriminal të Edi Ramës dhe të klanit të tij.

Ai theksoi se kryetari i Partisë Socialiste vazhdimisht ka nxjerrë mesazhet e Encrochat-it të Taos dhe lidhjet e tij kriminale, duke paralajmëruar se ky proces do të vazhdojë edhe me të tjerët.

“Ne do të demaskojmë aktivitetin kriminal të Edi Ramës dhe të klanit të tij, të sektit të tij.

Ju e keni vetë re që kryetari i partisë vazhdimisht nxjerr mesazhet e Encrochat-it të Taos, lidhjet e tij kriminale.

Do të vazhdojë edhe me të tjerët.

Pra, ata menduan që na ndëshkojnë, në të vërtetë na kanë krijuar një mundësi ku ne të kemi një dritare më shumë për të bërë politikë dhe të u themi shqiptarëve të vërtetat dhe të vërtetat.
Çdo formë që përdorin nuk na pengon dot. Ne jemi duke ecur drejt fitores, por transparenca me shqiptarët është detyra e detyrave e Partisë Demokratike”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …