Lubi Balluku ka pasion të çmendur për të vjedhur, ndërtoi zyrën e AlbControll me 220 mijë euro! Gjyshi ishte lule para saj

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ngriti akuza të forta ndaj qeverisë, duke e quajtur veprimet e saj si krime zgjedhore të shëmtuara. Ai theksoi se shpërdorimi i pushtetit për qëllime elektorale është një nga krimet më të mëdha dhe më të papranueshme që ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Berisha përmendi Lubi Ballukun dhe abuzimet e saj me fondet shtetërore, duke e akuzuar për korrupsion të madh.

“A nuk është krim zgjedhor të marrësh gjysmën e qeverisë dhe të shkosh për qëllime elektorale në Athinë?

Nuk ka krim më të shëmtuar zgjedhor se ky! Krimi zgjedhor këtu ndodh çdo ditë dhe absolutisht nuk ka asnjë reagim të vetëm. Këto janë krimet, krimi është për fushë.

Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar të gjitha në Fier se ajo beson se do mund të zgjidhet deputete, por të zgjidhet dhe të stërzgjidhet, por në mënyrë absolute ajo do bëhet përgjegjëse si ministrja më hajdute e të gjitha kohërave e Shqipërisë.

Gjyshi i saj ka qenë lule ç’është kjo. Kjo është e pangopur, e papërmbajtur.

Është njeriu që nuk ka asnjë lloj përmbajtje, ka vetëm pasion të çmendur për të vjedhur.

Drejtoresha e Albkontrollit meremetoi zyrën me 220 mijë euro. Një vilë e re kushton 220 mijë euro, zyra e saj kushton aq vetëm se ulej Belinda… lërë mos e pyet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Strategu izraelit godet Ramën: Paratë e drogës vërshojnë në Shqipëri! Duhet qeveri e re!

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në intervistën e fundit për “Financial Times” kanë sjellë reagime …