Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi gjatë një konference për media vështirësitë në përcaktimin e numrit të saktë të anëtarësisë për shkak të lëvizshmërisë të madhe të qytetarëve nga emigracioni. Ai shpjegoi se, si kriter, janë marrë parasysh të gjithë ata që kanë votuar të paktën një herë nga viti 2019 deri në 2023 dhe ata që kanë një dokument të PD-së që nga viti 1990 e tutje.
“Numri i saktë i anëtarësisë është shumë e vështirë, sepse ka një lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit. Por ajo që bëmë ne, vumë në dispozicion, ose vumë si kriter, të gjithë ata që kanë votuar në 1 rast nga 2019 gjer në 2023, pa përjashtim.
Përveç këtyre të gjithë ata të cilët kanë një dokument të PD nga 1990 e gjer sot. Megjithatë, duhet ta pranoj këtu, ka patur mjaft raste që nuk votuan dot. Në një regjistrim të përgjithshëm të partisë, problemi gjyqësor ka qenë një problem serioz, sepse shpërndarja e kartave para problemit gjyqësor, nuk ishte normale, dhe ne u jemi përmbajtur vendimeve.
Kështu që, do të shpërndajmë kartat, do të bëjmë gjithçka që çdo anëtar i PD të marrë kartën e anëtarësisë. Fluiditeti është një realitet, por mendoj se, ndjej keqardhje për ata që nuk janë lejuar të votojnë.
Do të ketë një detyrim, sepse në këto primare ç’është e vërteta, për mendimin tim, vlerësimin tim, duhet të votojnë dhe mbështetësit e PD. Këta që nuk e mbështesin këtë pikëpamje time, e shtrojnë konkretisht në këtë mënyrë. Dakord, ti thua që të votojnë mbështetësit, por Alfredi merr dhe i sjell 800 punonjës të call center dhe votojnë për tjetrin dhe kështu e përmbys rezultatin.
Tani këto që po them, nuk ka rast konkret, por ca gjëra të ngjashme i kanë këto. Edhe në këtë mënyrë, rezultati nuk mund të ndikohet, në këtë mënyrë. Pse, se ti sjell një masë heterogjene për një qëllim të caktuar dhe ata më pas, mund të jenë elektorat nga më të ndryshmit.
Si zgjidhet kjo. Ata që votojnë mbështetësit, ata marrin kartën e mbështetësit. Dmth, çdo mbështetës PD është i deklaruar si mbështetës dhe ka kartën e mbështëtësit, jo të anëtarësisë. Ne do synojmë të shkojmë shkojmë drejt kësaj, nuk është shumë e lehtë si operacion, por do të përpiqemi që ta bëjmë.
Përndryshe unë jam që mbështëtësit të marrin pjesë në primare. Morën pjesë në primaret e kryetarëve të bashkive dhe nuk pat ndonjë problem. Megjithatë në këto primare kanë votuar më shumë se asnjëherë. Në dijeninë time nga 2013 gjer sot kjo është pjesëmarrja më masive.
Në 1 kuti në Paskuqan dhe 1 në Vorë, komisioni ka patur pa rregullsi, të cilat Komisioni i Operacioneve Zgjedhore i ka quajtur të pavlefshme. Në mos gaboj jo vetëm këto, por edhe një në Konispol dhe vendimi i tyre është i padiskutueshëm. Arsyet i dinë vetë, kush të ketë kundërshtime ti kundërshtojë, por i kanë gjetur të parregullta për kriteret e përcaktuara”, tha Berisha.
Gazeta RD