Kryetari i PD, Sali Berisha ka mohuar gjatë konferencës për shtyp që të ketë ngecje në negociatat me aleatët. Berisha tha se, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë.
“Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë.
Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje.
Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin.
Janë në negociata, vazhdojnë negociatat”, tha Berisha.
Ndërsa më tej Berisha tha se, aleatët kanë kërkuar që të kenë vende edhe në listat e hapura.
“E drejtë pyetja. Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë.
Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate.
Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.
Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka.
Kanë zgjedhur një formulë, por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura”, tha Berisha.