Berisha: Vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e theksoi rëndësinë e primareve, duke vlerësuar transparencën dhe hapjen e listave si një arritje të madhe për procesin politik. Ai argumentoi se, megjithëse mund të ketë raste kur lista e mbyllur nuk përjashton kandidatët më të suksesshëm, vlera e primareve është që ofron mundësi për një listë më të hapur dhe më të ndershme.

“Primaret kanë vlerë shumë. E para nuk është tamam ajo që thonë, lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë, mund të ndodhë, por nëse ndodh në Tiranë, nuk ndodh në qarqe të tjera.

Pra, unë gjykoj se vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.

Kjo është, por është vlerë e jashtëzakonshme. Dhe u garantoj se është 100 herë më e mirë se lista që mund të formuloja unë me bashkëpunëtorët e mi.

Kështu që në këtë aspekt ajo shërben shumë si orientues, si kriter.

Pastaj, aty ndërhyjnë përcaktime statusore, ato respektohen. Kuotat për rininë dhe gruan do respektohen, pa ato nuk mund të dalë lista.

Nuk u bë me eliminim siç u bënë njëherë këto primaret. Ai nuk ishte model, ai ishte model i kryetarit, ai nuk shërben.

Urdhëro ja ku i keni, ka qenë vendimi që të publikohen të dhënat të gjitha siç janë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europë nuk pranojnë farsën e 11 majit: Zgjedhjet, jo të drejta, Partia në pushtet të përgjigjet

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se …