Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se vlerësimi për ata që kanë kontribuar është i paevitueshëm, por vendosja e kandidaturave në listën e hapur ose të mbyllur është e kushtëzuar nga kritere të caktuara.
Ai sqaroi se përveç pragut të preferencës, ato mund të jenë të ndryshme në varësi të kushteve të tjera që janë vendosur, dhe se individë që janë mbi prag mund të përjashtohen, nëse nuk plotësojnë kriteret e tjera.
“Sigurisht vlerësimi për ata që kanë kontribuar ekziston, nuk mund të mohohet. Por vendosja apo jo në listën e hapur, edhe në listën e mbyllur, përcaktohet nga disa kritere dhe jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve, nuk do ketë ndikime të tjera.
Ata që nuk kanë arritur pragun, sigurisht preferencën e kanë ata që arritën pragun, kjo nuk ka diskutim.
Por pragu nuk është një kusht për të qene ose jo në listë sepse mund të zbresë në varësi nga kriteret që thashë më sipër. Se edhe ky që është mbi prag, mund të zbresë nën prag pastaj. Nuk merret dot.
Sikundër thamë numrin e kandidatëve që duhen në listën e hapur. Absolutisht sa vende mbeten bosh, do merren nën prag.
Pra, pragu është një kriter…
Përveç primareve, kryesia e PD në princip nuk do ketë propozime të veta. Por kryesisë nuk mund t’ia mohosh të gjithë drejtën.
Unë mendoj se kryesia ka detyrë të mbrojë parimet e statutit.
Ai është një forum i lirë që mendime mund të shprehë dhe do diskutohen. Por jashtë kësaj praktike, njerëz që nuk janë futur në primare, shumë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha Berisha.