Nga Bujar XHAFERI
(Publikuar para 4 vitesh)
Intervistimi dhe masturbimi janë dy fenomene krejt të ngjashëm pavarësisht se i pari është një provë praktike trupore, kurse i dyti është eksperiencë verbose manipulative e qenieve jonatyrale të hordhisë sunduese, me sharm të fallsifikuar e me shkëlqim banal të sojit “persona ficta”, – fjala intervistim mbart brenda vetes morfemën “inter”, si prirje për të shkuar drejt brendësisë apo thellësisë së partnerit përballë, dhe e njëjta gjë mund të përfytyrohet për aktin e masturbimit i cili gjithashtu tenton thellësinë e objektit të imagjinuar qe eshte nje porno nxitese apo një “lodër” seksuale:…Të dy aktet të kujtojnë njëri-tjetrin dhe krahasimi mes tyre është i pashmangshëm edhe për faktin se si masturabatorët nga njëra anë dhe “lektorët “ nga ana tjetër …në mënyrë analoge kapen në grackën e “dështimit”, të mosrealizimit të “mospenetrimit”. E gjithë aventura, si e njerit dhe e tjetrit, shndërrohet në provë virtuale, pa kapërcyer tentativën, apo tundimi.
Në të dy rastet tentativa është komforte, kurse përfundimi dëshpërues. Edhe “intrumentet” që përdoren janë të ngjashëm, sikurse gjuha fizike e interlokutorëve, që është në çdo çast në gjendje mishi të “marinuar”, gjithmonë nën rrezikun për t’u shndërruar në “llapë” viskose, po ashtu edhe “minisonda” e masturbatorit është nga e njëjta lëndë e ashpër me të cilën krijohen mjete që kanë vetinë e shpimit, pickimit apo penetrimit.
Sprova e masturbatorit, po ashtu edhe e intervistuesit rrëshqet në dëshpërimin e mithit të Onanit, të mëkatit të neveritshem të “vetvetëdashurimit”, të përpjekjes pa frut e pa produkt konsideruar në skripturat e lashta si “ndërprerje barre”, (coitus interruptus)
Tentativa thjesht, është karakteristika fondamentale e të dy fenomeneve, është esencë e krahasimit midis tyre, kurse konkludimi ose përmbushja, në të dy rastet do ta shfuqizonte analogjinë.
Kjo analogji e ngjashmëri në këto dy praktika virtuale më erdhi në ndërmendje edhe për faktin se një gazetar i tv. News 24, i përfolur nga kolegët e tij për show-n e turpshëm të praktikimit të masturbimit në rrjetet sociale “on line”, interviston shpesh personalitete të hierarkisë shtetërore apo edhe ambasadorë të “klikës” së epërme europiane, zonja të para e të dyta, klerikë e kardinalë me “rëndësi “ të veçantë…
Hera-herës e kam parë të intervistojë Ruçin, Metën, Edin, dhe personalitete të tjerë të hierarkisë shtetërore….
Gazetari në fjalë, i përshkruar nga kolegët e tij si pervers, si gjyhnaqar i zhgënjyer nga femrat, si hamshor brutal, si mëkatar e nopran seksual,- i përfytyruar në të dy rolet, si masturbator apo edhe si intervistues, bëhet sakaq një shëmbull praktik i ngjashmërisë së dy fenomeneve. Në të dy rastet, si masturbator i perfolur, apo si intervistues i lavdishëm, aktori në fjalë shijon ngazëllimin e mëkatit të tentativës, të tundimit, “mrekullinë” e seksit virtual…Mjekra e tij e kuruar dhe e ngjyrosur me shije panromantike, që zgjatet poshtë në formën e një gërshete të shkurtër, duket si krijim artizanal “mjeshtrash” të arteve banale e illusive, si instalim, apo kolazh artistësh të vetëimagjinuar, që si metodë të realizimeve artistike përdorin “ngjitjen” dhe tutkallin e vjetëruar …
Fakti që protagonisti i përshkruar si intervistues personalitetesh të lartë, priret të shpallë e të ekspozojë në faqe të botës aktin e tij të turpshëm prej masturbuesi sigurisht nuk simbolizon kurrgjë sublime apo krenare, por përforcon analogjinë me “intervistimin” si akt politik dhe, njekohësisht zbulon identitetin seksual të politikës dhe të shtetit të sotëm modern, democratik.
Gazeta RD