“Qoka”…

Nga Iva V.GRILLO

-Pjesa e 2-të-

Besoj disa nga ju e mbajnë mend qokën që iu bë kryeministrit shqiptar nga Ambasada Italiane në Berlin, para disa ditësh në vizitën e tij private në Gjermani…
Praktikisht trupi diplomatik italian u përfshi direkt në promovimin dhe shitjen e pikturave private të Kryeministrit shqiptar…plus zbukurimin/pastrimin e imazhit të tij ndërkombëtar.
Nuk dihet nëse stafi i ambasadës apo shteti italian merr ndonjë përqindje nga shitjet e pikturave private të kryeministrit shqiptar 🤔…apo ndoshta merr në këmbim favore të tjera…
Gjithsesi, sot shohim se stafi i ambasadës duket se i ka fshirë fotot specifike të “ballos/banketit” të shtruar në mbështetje të vizitës private dhe biznesit privat të kryeministrit shqiptar… (me shumë gjasa të paguar nga taksat e qytetarëve italianë…).
Nuk dihet nëse ambasada italiane në Berlin i ka thirrur mendjes duke e kuptuar se ka të bëjë me një konflikt të pastër interesi të palëve të përfshira, apo thjeshtë ka dashur të humbasë gjurmët e një qoke jashtë çdo etike profesionale e diplomatike me kosto për reputacionin e tyre, tek ofrojnë “shërbime retushimi” për kryeministrin e qeverisë më të korruptuar në Evropë e më tej…
#nameandshame

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Iva V. Grillo 4d• Një qokë e çuditshme... bomb. pomb.albania … ...more e veçantë në Ambasaden rlin, kushtuar Kryeministrit Edi Rama, me rastin e prezantimit S e tij "Chrysalizing" në galerinë uadër Gallery Weekend Berlin. nbrëmjeje u zhvillua edhe një eresant mbi artin dhe politikën, bëdhjetë nga veprat e tij u bër publikun."

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "All posts Ambasciata d'Italia a Berlino updated their status. 5d Numerosi ospiti in Ambasciata ieri per il Primo Ministro albanese Edi Rama, a B... more This content isn't available right now When this happens, it's usually because the owner only shared it with a small group of people, changed who can see it or it's been deleted. 25 2 1"

About Redaksia

Check Also

Pse Orikumi duhet të jetë bashki?

Nga Deivi SINANALIAJ  -Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike Dega Vlorë Orikumi nuk është thjesht …