Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ditëlindjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu që u zhvillua në Krujë tha se, të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga ky pushtues i egër.

Berisha: Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim.

Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi.

Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!

Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit.

T’i japim përgjigjen që meriton.

Çfarë ishte Skënderbeu?

Mbrojtësi i qytetërimit perëndimor.

Po të lexoni raportin e djeshëm në Parlamentin Europian, Ballabani duket lule në krahasim me Edi Ramën me atë që i ka bërë Shqipërisë, me largimin që po i bën nga BE.

E gjitha kjo për vjedhjet që ka bërë.

Ato që keni dëgjuar për Lubinë, ato janë të gjitha të tijat në radhë të parë.

Ndaj dhe të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm, të vazhdojmë këtë betejë gjer në çlirimin e plotë, gjer në shpëtimin e plotë të Shqipërisë, gjersa të bëjmë qytetarët shqiptarë të liri ashtu si prijësi i tyre i përjetshëm i tyre, Skënderbeu.

Lavdi Skënderbeut, veprës së pavdekshme të tij.

Lavdi krutanëve dhe krutaneve që shkruan faqet më të ndritura të historisë kombëtare nën udhëheqjen e tij dhe që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të përpjekjeve të opozitës për liri, për dinjitet, për votën e lirë, për të ardhmen e shqiptarëve në Europë.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …