Zoti e bekoftë 11 Majin, rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë funsionale

Gjeneral * Piro Ahmetaj,
Koordinator në PDSh për Sigurinë Kombetare & marrëdhëniet me ShBA/NATO 

Të Dashur demokrate/ë, të Konispolit, Finiqit, Delvinës, Sarandës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës !

Së pari, duke j’u garantuar se nuk kam asnjë keqardhje për rezultatin, i falënderoj me të njejtin respekt 2584 votuesit (pro/kundër) si dhe qindra qytetarë të tjerë, për mikëpritjen, diskutimet dhe shqetësimet që ndamë së bashku gjatë kësaj faze, që si eksperiencë e parë do të mbetet e paharruar në udhëtimin tim politik !

Së dyti, përtej çdo insinuate matrapazësh delekuent, rikonfirmoj edhe publikisht se askujt nga 2584 votuesve nuk j’u kërkova votën pasi i mirëkuptoj 1001 fijet e “votës në besë” mes kandidatëve dhe anëtarësisë, prandaj isha i fokusuar #vetëm në përpjekjen për të zgjuar “heshtjen fisnike ndaj mllefeve si dhe besimin te Fitorja e Shentëruar e 11 Majit”!

Së treti, me duhet të përsëris për çdo demokrate/ë që: “kurrësesi nuk erdha PD dhe as te Ju në këto Primare për “teser Partie as për në bodreronë  e kuvendin e ardhshëm”, POR: “vetëm për të kontribuar me ekperiencën euroatlantike, përkushtim si dhe përgjegjshmëri të lartë politike në nevojën ulëritëse që ka Kombi për rotacionin demokratik të pushtetit”.

Në linkun bashkëlidhur gjeni “parimet e angazhimeve në betejen e 11 Majit”: https://rdnews.al/index.php/2025/02/05/11-maj-2025-misioni-i-shenjtè-i-shqiptareve/

Së katërti, i bëj thirrje arsyeve fisnike të demokratëve që përtej primareve të imponuara nga statusi por gjithësesi të padobishme; përtej mllefeve mes njeri-tjetrit dhe mungesës dëshpëruese të kohezionit mes Drejtuesve, strukturave dhe anëtarësisë, ju ftoj të përbashkohemi rreth misionit të shenjtëruar të 11 Majit.

Në shtesë, ri-konfirmoj se mbetem edhe më i përkushtuar, për të kontrubuar me gjithshka sepse besoj te Perendia, te Kodet Fisnike të familjes, te shenjtëria e interesave Kombetare, vlerat demokratike, si dhe J’u bëj thirrje vllazërore, që së bashku në 11 Maj, ta “ndalim këtë Sulltanat-Demokraci”, për t’ju rikthyer vlerave të djathta, lavdinë -Blu, sigurisë dhe mirëqënien që meritojnë qytetarët e Qarkut të Vlorë dhe mbarë-Kombit.

Zoti e bekoftë 11 Majin, rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë funsionale si USA, UK & gjithë Europa.

Ju uroj çdo të mirë familjarisht si dhe pavarësisht numurave do mbeteni  ndër miqtë e mi të çmuar.

Contacted: Cel: 069 859 4210

Faceboookhttps://www.facebook.com/share/1BQQ1y6ZwK/

 

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …