Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të Partisë Demokratike, për energjinë dhe burimet natyrore, theksoi se në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, këto sektore u kthyen bë barrë të rëndë për shqiptarët dhe bizneset.
Berisha tha se, energjia, nga një sektor lider u shndërrua në një barrë të rëndë për shqiptarët dhe bizneset, për shkak të vjedhjeve.
“Shqipëria ia doli të shndërrohet në faktor kryesor, në projektin më të madh që Europa kishte në atë kohë, gazsjellësin TAP dhe duhej një rol përcaktues në këtë gazsjellës në finalizimin e kontratës me këtë gazsjellës.
Për shkak të këtij gazsjellësi, një marrëveshje tjetër gazsjellësi ‘IAP’ që lidhte vendet Shqipërinë-Malin e Zi, Bosjen, Kroacinë. U firmos marrëveshja. Cila ishte vlera e saj. Vlera e saj ishte e jashtëzakonshme, e shndërronte Shqipërinë në hap energjetik kryesor të rajonit.
Epiqendër të shpërndarjes të energjisë në rajon dhe të gazit.
Koha ndaloi miqtë e mi. TAP përfundoi. Nga TAP-i shqiptarët nuk përfitojnë asnjë megavat energji, pavarësisht se kontrata ka përcaktime të qarta, qoftë për ngrohjen dhe prodhimin e energjisë.
TEC i Vlorës kishte nevojë për një përfundim dhe investim dhe zgjatja e tubacionit. Por u desh të merreshin barxhat nga Bangladeshi që vetëm të vidhej.
Energjia, sistemi i saj nga një sektor i fuqishëm, lider u shndërrua në një barrë të rëndë për qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare, sepse vjedhjet masive, punësimi pa asnjë kriter bënë që të jetë kjo një pasuri ndëshkuese për shqiptarët.
Me mburrje deklarojnë se kemi investuar 1.3 miliardë. Po ku janë investuar? Ku janë? Keni vjedhur të paktën 1.1 miliardë.
Duke parë vjedhjet e jashtëzakonshme Banka Botërore u imponoi bursën, hapjen e bursës. Bursa sa u inaugurua i’u vu dryni. Vetëm 10% e energjisë tregtohet në bursë, të gjitha të tjerat në bursën personale, private të Lubi Ballukut, me ekipin e saj që nuk kanë të ndalur”, tha Berisha.