Berisha: Edi Rama dhe Olsi Rama mund të marrin çdo pronë që dëshirojnë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar ashpër një tjetër skandal të qeverisë Rama, këtë herë lidhur me Korporatën e Investimeve Shqiptare. Berisha akuzon Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për tjetërsimin e pasurive shtetërore në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

“Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues.

Me një vendim qeverie 127 të datës 16.3.2024, për përcaktimin e procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira amfiteoze dhe përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare, të cilat i ofrojnë korporatës autonomi të plotë, në administrimin e pronave shtetërore, përfshirë dhënien me qira amfiteozë, shitje, përdorim si kolateral dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave specifike të konkurrencës dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Pra, kemi të bëjmë me dorëzimin e të gjitha pronave të vlefshme shtetërore në duart e kryeministrit Eid Rama dhe të një mafiozeje par excellence që quhet Kokona, që ka qenë në zyrat e kryeministrit.

Tani ajo drejton Korporatën e Investimeve Shqiptare. Sipas vendimit të Edi Ramës, Kokona ka tagër të bëjë në kundërshtim me çdo kriter ligjor, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave, i cili përcakton në mënyrë taksative se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet, i kalon vetvetiu pronarit.

Në kundërshtim me Kushtetutën, e cila e shpall të drejtën e pronës të drejtë të pacenueshme, Edi Rama ka gjetur një pëllumbeshë, se u bë famoze kjo Eliza me atë punën e Pëllumb Gjokës, ka gjetur një tjetër si kjo, me të cilën tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës, urdhrit të Edi Ramës.

Mbi bazën e këtij ligji dhe të këtij vendimi, Edi Rama dhe Olsi Rama mund të marrin çdo pronë që dëshirojnë në kryeqytet dhe kudo në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ky është viti kur diaspora do përmbysë narkodiktaturën! Kandidaturat tona janë të denja për 3 parlamente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi maksimalisht angazhimin e diasporës shqiptare për të rrëzuar …