Ambasadori i ri i SHBA takon kryeministrin Rama dhe ministrin Hoxha

Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë Eric Wend ka nisur takimet me krerët e shtetit në Shqipëri. Sot ambasadori u takua me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet të takohet me ministrin e jashtëm, Ferit Hoxha.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këto takime nga ambasada amerikane.

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, gjenerali Wendt deklaroi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës të lidhura me kartelet e narkotrafikut në Amerikën Latinë do të ishin disa nga prioritetet e tij gjatë mandatit në Shqipëri.

Edhe në takimin me presidentin Bajram Begaj më 26 shtator, kur dhe paraqiti letrat kredenciale, ambasadori theksoi prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri’

“Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

 

About Redaksia

Check Also

Qytetarët protestë para SPAK: Duam drejtësi, arrestoni Ballukun!

Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe …