Qytetarët protestë para SPAK: Duam drejtësi, arrestoni Ballukun!

Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillojnë një protestë.

Protestuesit kanë dalë para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin mesazhet dhe kërkesat e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë. Qytetarët kërkonin arrestimin e Belinda Ballukut.

Nuk duam vetëm arrestime për show, por edhe sekuestrim pasurish thotë njëra nga qytetare pjesëmarrëse në këtë protestë simbolike.

Një prej parullave të mbajtura prej tyre shkruan: “Belinda u mbrojt nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”.

Protesta zhvillohet në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetime ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, ku ndër dosjet më të bujshme janë AKSHI, SHISH dhe aferat e Belinda Ballukut.

About Redaksia

Check Also

I dashur Edi…/ Vuçiç i shkruan me mallëngjim vëllait të tij në Tiranë për protestat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se kryeministri Edi Rama gaboi duke u treguar shumë …