Shpërthim tritoli në një lokal në Durrës

Zbulohen detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur para lokalit në përdorim të shtetasve  Ramazan Balla dhe Erjon Balla.

Policia informoi sot se rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit të tyre, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i maskuar ka vendosur eksplozivin rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë një kolone të lokalit, ndërsa shpërthimi i telekomanduar ka ndodhur rreth orës 05:00

Godina ku u vendos eksplozivi është dykatëshe. Kati i parë funksionon si lokal, ndërsa kati i dytë si banesë.

Shpërthimi ka dëmtuar ambientet e biznesit, ndërsa zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës.

Jashtë kamerave pronarët kanë bërë të ditur se do ia lënë në dorë policisë zbardhjen e autorëve, por nëse nuk do të bëhet nga ata do të verifikojnë vetë dhe zbulojnë kush ishin autorët. Ç’ka lë të nënkuptojë se ata mund të kenë një indicia se kush mund të fshihet pas këtij mesazhi me eksploziv.

Në fokus të hetimit është identifikimi i autorit apo autorëve, por edhe zbardhja e motivit që qëndron pas këtij sulmi. Policia po verifikon gjithashtu nëse në zonë ka kamera sigurie që mund të kenë fiksuar lëvizjet e personave të dyshuar para dhe pas shpërthimit.

Image

About Redaksia

Check Also

“EU Perspectives”: Skandali i Vlora Hysenit vjen në një moment kyç për integrimin në BE

Rasti i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, po tërheq vëmendje edhe në nivel …