Prej më shumë se 1 jave, qytetarët vlonjatë nuk marrin në kohë pensionin prane zyrave të Postës Shqiptare. Justifikimi është i turpshëm nga ana e Postës Shqiptare, ku sorollatjet janë bërë tashmë moto e punës së këtij institucioni.
Janë mijëra pensionist, të cilët e kanë pensionin burim të vetëm të ardhurash, me të cilin përballojnë me vështirësi muajin. Dhjetra qytetarë kanë denoncuar ditën e sotme, për këtë papërgjegjshmëri të përsëritur.
R.S