Paloka: Alibeaj dhe 2-3 kokrra vazhdojnë linjën e Bashës për të përçarë partinë

Deputeti i PD, Edi Paloka tha se, janë dy tre deputetë në grupin e Partisë Demokratike që vazhdojnë linjën e Lulzim Bashës për të përçarë partinë. Paloka tha se, linja që po ndjekin deputetët e PD-së, i shërben vetëm Edi Ramës.

“Janë dy tre kokrra në grupin e deputetëve të PD-së, që vazhdojnë të ndjekin linjën që nisi Lulzim Basha, që ishte linja e përçarjes të PD-së, ajo që na solli në këtë situatë ku jemi sot. Me gjithë largimin dhe marrjen e përgjegjësisë, nga Lulzim Basha që rezulton sot se ka qenë një falsitet, një marrje përgjegjësie fake, vazhdojnë të ndjekin të njëtjën linjë, që nuk është gjë tjetër, veçse linja që i intereson Edi Ramës. Përçarja e PD-së e nisur më 9 shtator i ka interesuar dhe i intereson vetëm Ramës, për të vazhduar i qetë, megjithëse ka një qeverisje më të korruptuar në rajon”, u shpreh Paloka për Ora News.

Ai shtoi se Komisioni i Rithemelimit ia ka bërë të qartë qëndrimin e tyre Alibeajt dhe deputetëve që ndjekin linjën e Bashës. Ai tha se ata s’janë pjesë e opozitës.

“Të bëhesh pjesë e lojës së Ramës për të mbajtur opozitën e përçarë, kjo s’të bënë pjesë të opozitës. Ne e kemi bërë  të qartë pozicionin tonë dhe qëndrimin tonë ndaj Alibeajt dhe dy tre kokrrave tjera. Kjo është në ndarje përfundimtare e tyre me PD-në”.

I pyetur se nëse do të ndikojë vendimi i Gjykatës pasi kjo e fundit pranoi animimin e Enkelejd Alibeaj për rrëzimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, Edi Paloka tha se Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit janë shumica absolute në PD.

Paloka shtoi se Edi Rama me presionin që përdor, kërkon që të emërojë opozitën dhe Enkelejd Alibeajn kryetar.

“Sali Berisha dhe Rithemelimi, janë shumica absolute në PD. U konfirmua në çdo mënyrë ajo që ishte thënë edhe më parë, por që mori konfirmimin përfundimtar më 6 mars, që shumica e PD-së, ishte pozicionuar me Komisionin e Rithemelimit. Dhe nëse Edi Rama duke përdorur mekanizmat e presionit do kërkojë që ta emërojë opozitën, siç  ka bërë dhe siç  është shprehur qartazi edhe në këto ditët e fundit.

E ka thënë Rama, mëkëmbësi i tij Balla se nuk njohin dhe nuk duan opozitë Sali Berishën. Duan në opozitë Enkelejd Alibeajn. Pra kemi të bëjmë me një emërim të opozitës nga pushteti dhe kjo mund të shkojë mbase edhe në Gjykatë. Unë kurrë nuk e kam konsideruar vendimin e Gjykatës si gjënë më të rëndësishme në këtë aspekt. Nuk është as Gjykata, as ambasadorët dhe askush tjetër që të vendos se kush është PD-ja dhe nga kush do të drejtohet”.

Ai tha se çfarëdo lloj vendimi që të marrë Gjykata që sipas tij është nënpresionin e Ramës dhe ambasadorëve nuk ka asnjë vlerë.

Edi Paloka: Çfarëdo lloj vendimi që të marrë një Gjykatë e kontrolluar nga Rama apo e urdhëruar dhe nën presionin e ambasadorëve asnjë vlerë nuk ka praktike. PD nuk është një copë letër me bojë sipër. Janë anëtarët që e bëjnë PD-në.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply