Paloka: Banesat në njësinë 11 janë lënë të palegalizuara me qëllim vetëm për planet mafioze të qeverisë

Deputeti i PD, Edi Paloka, në takimin që u zhvillua për planin e transportin dhe infrastrukturën, tha se qeveria e Edi Ramës nuk legalizon banesat e qytetarëve për shkak të projekteve mafioze. Ai theksoi se në këto projekte përfitojnë vetëm individë të cilët kanë lidhje me qeverinë.

“Unë doja të ngrija një çështje që lidhet direkt dhe indirekt me çështjen e infrastrukturës. Në fakt është një çështje për të cilën shqiptarët janë të njohur. Unë do doja që zoti Berisha të bënte dhe një prononcim sot për ndjeshmërinë që ka për mijëra familje sot në Shqipëri, por veçanërisht në Tiranë. Bëhet fjalë për çështjen e legalizimeve.

Të gjithë e mbajnë mend se 12 vite më parë Edi Rama u betua dhe u stërbetua që dhe Enveri po të ngrihet, askush nuk do t’i prekë shtëpitë tuaj dhe i thoshte ju do legalizoheni të gjithë falas e të tjera e të tjera. Rezultatin e pamë nxorën në 4 të mëngjesit fëmijë, pleq dhe familje të tëra me gazlotsjellës nga shtëpitë e tyre, për t’ju shkatërruar banesat, jetë dhe gjithçka.

Ngjarjet në Unazën e Re i dimë përplasjet dhe përballjet që qytetarët e bënë për të mbrojtur jetë e tyre. Sepse dihet në ato shtëpi, në ato banesa ata kanë hedhur gjithë mundin e tyre. Sot po përpiqen t’i mashtrojnë prap, prandaj po e ngre këtë problem, të paktën unë po marr një rast konkret, në njësinë 11 praktikisht aty ka një projekt të kësaj qeverie, që jo për arsye sigurie por për interesa mafioze të njerëzve që janë të lidhur me këtë qeveri

. Ata kanë shtrirë në dy anë të shinave një sipërfaqe prej gati 10 metrave, pra 50 metra në dy anë të shinave ku të gjitha banesat që janë aty janë të palegalizuara dhe do të shemben, sepse ato janë të palegelizuar dhe për këtë arsye janë lënë të palegalizuara”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …