Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj për transportin dhe infrastrukturën, duke e vendosur theksin te modernizimi dhe menaxhimi efikas i fondeve publike. Në takimin prezantues të Programit të Qeverisjes 2025-2029, drejtuesi i Departamentit të Transportit në PD, Besnik Dervishi, ka paraqitur prioritetet kryesore të kësaj fushe.
Ai ka theksuar se PD do të punojë për eliminimin e bllokimeve rrugore dhe zhvillimin e korridoreve strategjike, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Dervishi: Të përqendrohemi te pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike për transportin dhe infrastrukturën.
Partia Demokratike do të fokusohet në modernizimin e rrjetit rrugor, eliminimin e bllokimeve dhe zhvillimin e korridoreve strategjike, duke bashkëpunuar me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë dhe duke garantuar një menaxhim transparent dhe efikas të fondeve publike.
Qëndrimi i PD për koncesionet dhe PPP-të
Strategjia aktuale e koncesioneve ka rezultuar e dështuar, duke krijuar një borxh të fshehtë për brezat e ardhshëm dhe duke vënë interesat klienteliste përpara interesave reale të qytetarëve.
Pas 11 majit, Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të thellë për të ndaluar abuzimet me koncesionet dhe PPP-të në infrastrukturën rrugore, e cila konsiston në:
• Ndryshimin e modelit të financimit të infrastrukturës, duke u mbështetur te fondet e BE-së dhe buxheti i shtetit në vend të skemave klienteliste të PPP-ve.
Gazeta RD