Asnjë nuk është hequr nga lista për mendimin ndryshe! Sali Berisha e parapëlqen diversitetin!

Interesimit të gazetarëve për heqjen e disa emrave nga lista e PD për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, me argumentin e mendimit ndryshe brenda partisë, kryedemokrati Sali Berisha dha garanci se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Në konferencën me median, Berisha tha se, jo vetëm që mbështet diversitetin, por edhe e pranon atë.

“Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo.

Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë.

Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj.

Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është  e vërtetë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Takim pune me kandidatët e Qarkut Lezhë/ Gjekmarkaj: Përkushtim për fitoren e PD në 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim pune me …