Berisha: Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se, njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij.

“Non grata ime defakto siç keni konstatuar pas vetingut 34 vjeçar, të prokurorëve politike të Edvin Ramës doli se, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, kishte kursime së bashku me bashkëshorten 100 mijë euro në punën e tyre 54 vjeçare. Një apartament 40 metra më të madhe se ai që ka patur. Doli se nuk e kishte shkelur kurrë ligjin, ai dhe fëmijët e tij.

Pra për mua, ata që më akuzuan, ata mashtruan dhe fatmirësisht njeriu që firmosi është sot ‘non grata’ në vendin e tij. Dhe ky është, e thonë, ‘karma rikthen’ dhe ai mori atë që meritonte nga presidenti Donald Trump”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gjithçka do ta vendosin të rinjtë! Ishte protesta e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi protestën si një manifestim të jashtëzakonshëm të rinisë, …