Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe jashtë vendit duket se kanë vazhduar me intesitet.
Mësohet se “gjuetia” e pasurive dhe parave të Ballukut është shtrirë në disa vende në Europë, në të cilat po bashkëpunohet ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit.
Deri më tani, SPAK, ka kinfirmuar zyrtarisht gjetjen e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në bregdetin e Vlorës. Vila e parë u zbulua në Dhërmi. Ajo dodhet në kompleksin “White Rocks”, e regjistruar formalisht në emër të ish-futbollistit Igli Tare.
Vila e dytë u gjet pas hetimeve në Palasë e përshkruar si “Vila familjare 2F nr.188/1”, e cila gjithashtu është sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gazeta RD