“Libri i Zi i Rilindjes”, Mustafaj: Një manual që vjen për të çmontuar propagandën e PS

Prezantohet ‘Libri i Zi i Rilindjes’, nga Departamenti Brain Gain. Në këtë takim merr pjesë edhe kryetari i PD.

Drejtuesi i Dep. Andi Mustafaj tha se ne sot prezantojmë manualin e trete të antipropagandës. Një manual që vjen për të çmontuar propagandën e PS.

“Regjimi ndaj nesh nuk synon drobitjen e trupave tanë, ai synon masakrimin e mendjes sonë. Trupin tonë e thyen lehtë më shkopat e policisë. Por për të shkuar tek mendja jonë atij i duhet një betejë e gjatë e lodhshme propagandistike e cila shtrihet në të gjithë hallkat e shoqërisë. Ndaj edhe ne si anëtarë të Dep. Brain Gain kemi bërë tre manuale, Librin e punëve të mira të PD, Ne Mundim, Ata Thyhen, Ballë Përballë me Propagandën, dhe tashmë dokumentin e tretë, Librin e Zi të Rilindjes.  Ne e kemi patur gjithmonë si filozofi tonën, një hapësirë për çdo demokrat. Dhe duhet absolutisht që të gjejmë e të krijojmë kushtet që çdo demokrat të gjejë vendin e vet në strategjinë e PD sipas profilit të vet.

Ne si anëtarë të Dep. Brain Gain, kemi gjetur shkrimin, betejën e ideve, kemi gjetur një mundësi që nuk ishte e mundur më përpara në Shqipëri angazhimin në politikë nga vendi ku jetojmë. Duhet ta theksojmë se  Rithemelimi ka mundësuar që shqiptarët që jetojnë jashtë shteti të angazhohen konkretisht në politikën shqiptare nëpërmjet krijimit të këtij departamenti”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …