E pabesueshme! Autobusi i Unazës me pasagjerë bie në Lanë, 6 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë ku një autobus i transportit urban ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek kinema Agimi.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë që në autobusin e linjës së Unazës ka pasur shumë pasagjerë.

Burimet bëjnë me dije se, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus i Unazës dhe një automjet përfunduan në lumin e Lanës.

Të njëjtat burime raportojnë se 2 prej të plagosurve ndodheshin në automjet ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodheshin në autobus, mes tyre shoferi.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës përmes një njoftimi për mediat insiston se, nga aksidenti janë plagosur vetëm 2 persona.

About Redaksia

Check Also

Majko-Ramës: Tiranën e ke të humbur/ Sharje e ofendime, Rama: Pa mua jeni një mut

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka …

Leave a Reply