Te shtëna me armë janë raportuar se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas mediave, një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz, ku u raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri.
Nga verifikimet qe policia ka kryer ne vendngjarje ka rezultuar se personat e përfshirë në konflikt janë zënë me sende të forta.
Policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë. Po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
Ndërkohë policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.