Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë përsëri Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka reaguar me anë të një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë.

‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem sërish’, thotë LaCivita, duke i dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe enturazhit të tij mediatik që gjatë ditëve të fundit janë shqetësuar se përse nuk e kanë parë në Tiranë.

“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”, shprehet LaCivita.

Chris LaCivita do drejtojë fushatën e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 11 majit, ku ka premtuar se Sali Berisha do të bëhet për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë dhe Edi Ramën e quajti ‘kukull të Soros’.

About Redaksia

Check Also

Injorimi i rekomandimeve të UNESCO nga qeveria/ Zhupa: PD, garanci për mbrojtje n e trashëgimisë kulturore

Kryetarja e komisionit të Edukimit dhe Kulturës, Ina Zhupa ka reaguar pas publikimit të auditit …