Banorët e Velipojës protestojnë para SPAK: Po na grabisin pronat!

Banorët e fshatit Rrjol në Velipojë, po zhvillojnë sot një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Ata shprehen kundër ndërtimit të një resorti në zonën e tyre.

“Po na grabisin pronat!”, pretendojnë ata, duke shtuar se pronat i kanë të trashëguara prej të parëve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.

Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre e përbashkët që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.

“Personi që ka marrë pronën nuk ekziston fare këtu, nuk ka emër. Secili prej anëtarëve këtu ka emër, ai jo. Ky dokument është origjinal, e kam marrë në bashki.

Ata nuk na lejuan që t’i regjistrojmë pronat tona, le të rrinë vetëm kriminelët, por unë nuk kam frikë nga askush. Po ju bëj një thirrje personave që mendojnë se kanë blerë tokë këtu, nga persona që nuk janë banorët e fshatit.

Ju lutem bëni kthesë dhe mos u bëni pre e horrave, mos blini tokë pa qenë fshatarë të zonës, të cilët do t’ju pajisin me dokumente të pronës që kanë blerë nga të parët tanë”, tha njëri nga banorët.

About Redaksia

Check Also

Skandali i qumështit me alfatoksinë/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme

Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari: Ndërkohë që …