Përgjimet ndaj Veliajt/ Strazimiri: Luftë klanesh brenda PS, krimi është në qeveri!

Gent Strazimiri në një intervistë në Ora News teksa foli për dosjen e përgjimeve të Erion Veliajt, shtoi se kjo është një luftë klanesh brenda PS.

“Marrin paratë, pikërisht paratë e korrupsionit për një pjesë të të cilave Erion Veliaj është në gjyq.

Ato miliarda që dëgjojnë shqiptarët të varfëruar çdo ditë e më shumë në televizon, Veliaj, Rama, Balla dhe cilindo prej tyre nuk i mbajnë vetëm.

I ndajnë pikërisht me këto që i lavdërojnë në televizione.

Logjika të çon tek një luftë klanesh brenda përbrenda.

Sado të jetë cënuar rrjeti i brendshëm i emaileve të SPAK, unë nuk besoj se zhduket dot dosja.

Më shumë i ngjan faktit të një mungese të informacionit.

Njëri klan brenda PS ka kërkuar duke mos pasur besim tek klani tjetër brenda PS ka tentuar të shikojë se çfarë ka për të në dosjen e filan prokurori në emailin e filan prokurori.

Kam përshtypjen se kërkojnë më shumë denoncuesin, kërkojnë burimin.

Krimi është në politikë. Krimi është në qeveri”, tha Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

“Partizanin”/ Malltezi: Taulanti nuk kishte asnjë provë, bazohej tek ‘ZP’ dhe fjala e partisë…

Një ditë pas gjyqit ‘Partizani’ ku dëshmoi Taulant Balla, ka reaguar sërish Jamambër Malltezi lidhur …