SPAK, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, ka ushtruar kontrolle në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, AZHT, në kuadër të hetimeve për dosjen “Agasi”.
Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë sekuestruar dokumente që lidhen me procedurat për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit. Në fokus është edhe dokumentacioni për një leje të miratuar në vitin 2023 për një vilë të Ergys Agasit, me firmë të kryeministrit Edi Rama.
Në raportimet mediatike, emri i Adelajda Rrokajt, drejtuese e AZHT-së lidhet ngushtë me atë të biznesmenit kontrovers Ergys Agasi.
Në dokumentet e KKT-së rezulton se në mbledhjen e 18 tetorit 2023 ishte në rendin e ditës kërkesa për “Leje Zhvillimi për objektin: Vilë individuale 2 kate me 1 kat nëntokë”, me zhvillues Ergys Agasin.
Sipas raportimeve të fundit, vila ka një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë. Dokumentacioni i procedurës ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën e administrimit të lejes dhe ndryshimin e mëvonshëm të emrit të subjektit zhvillues.
Gazeta RD