Kryetari i shoqatës së pensionistëve, Ilir Goci, tha se PD e ka treguar me vepra në vitin 2005 që ngriti të gjitha pensionet mbi 100 dollarë.
Ai theksoi se nga viti 2005-2009 Shqipëria kishte pensionin mesatar më të lartë se dy vende të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria.
Goci shtoi se pengesa kryesore që qeveria e Edi Ramës nuk rrit dot pensionet është se ai ka mbushur administratën, pasi sipas tij, buxheti nuk del dot për rritjen e tyre.
“Ne jemi shoqatë e re e, krijuar vitin e kaluar dhe kemi specialistë të të gjithave fushave. Lidhur me politikën e pensioneve nga viti 2005 deri në 2009 unë mbaj mend mirë që ju thatë atëhere se nuk do të ketë pension poshtë100 dollarë, shumë njerëz e quajtën mashtrim, mega mashtrim unë kam punuar në atë sektor dhe ky ka qenë një premtim i realizuar. Por unë do të shtoj këtë, që atë kohë pensioni mestar i yni ka qenë më i lartë se i dy vendeve sot anëtare të BE-së si Rumania dhe Bullgaria. Atëherë shoqata jonë e vlerëson mjaft mirë propozimin tuaj lidhur me pensionet.
Zoti Berisha, ju e dini 200 euro nuk janë më shumë. Sot administrata shtetërore është me 210 mijë punonjës ka qenë 145 mijë punonjës në vitin 2013. Po e llogaris me një pension mesatar prej 180 eurosh, i bie që pagat mestarë e tyre 700 euro të çdo punonjësi konsumon çdo muaj 45 milionë euro, është 1.3 gati gjithë fondi i sigurimeve dhe po ta llogarisësh me pension mestar 180 euro, 250 mijë pensionista mbahen vetëm me këtë fond që shkon në drejtim të pagave. Dhe diçka tjetër interesante është që në totalin e kontributeve shoqërore është që 28% paguhet nga administrata shtetërore, gjë që është shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera sepse e kanë maksimumin që vetëm 15 % paguhet administrata shtetërore”, tha Goci.
Gazeta RD