Hajdarmataj: Qeveria “Berisha 3” do nxjerrë vendin nga varfëria!

Kandidatja demokrate, Mimoza Hajdarmataj u shpreh se fitorja e PD do të nisë nga Njësia 2. Në takimin me demokratët dhe qytetarët e njësisë 2 dhe Depos së Ujit në Tiranë, Hajdarmataj u shpreh se në 12 vite qeverisje të socialistëve nuk është parë asnjë investim në këtë zonë stë Tiranës, që dita ditës po popullohet çdo ditë e më shumë.

Hajdarmataj tha se, qeveria nuk ka siguruar asnjë shërbim për këto zona, përveç të sigurojë oligarkët e saj.

“Nisi fitorja dhe do ta fitojmë me patjetër. Do ta nisim nga këtu. Se tani ka shkelur kryeministri i ardhshëm, asnjë qeveritar i qeverisë s’ka ardhur. Më 11 maj vijmë në pushtet. Këtu s’ka guxuar të vijnë 5D, as Veliaj as Rama, vijnë natën për të shtruar zhavorr. Vjedhin tendera e s’lënë asnjë gjurmë. Po të zbresësh poshtë depos së ujit, s’ka ujë për qytetarët.

I keni bërë vetë ju investimet. Qeveria s’ka shërbim për këtë zona, i ka për oligarkët e veta. Ne mund të quhemi tiranas të qendrës, po rrugët kështu si janë. Mega-skandale kjo qeveri. Jam shumë e bindur se do fitojmë, sepse ju na bindni. Kur ju takojmë ju, e shohim se sa keni vuajtur. Familjet tona janë përgjysmuar, fëmijët i kanë jashtë. Vetë me pensione minimale, zgjidhja është gati me programin e saj, me paketën e dhembshurisë.

Qeveria Berisha 3, do nxjerrë nga varfëria ekstreme. Do kemi dinjitet e me zhvillim ekonomik. Do kthejmë bijtë tanë. E gjithë kjo lagje, s’kemi një kopsht e çerdhe, s’kemi shkollë. Edhe atje ku i çojmë, ku vriten fëmijë e drejtorë shpërndarës droge do marrin fund më 11 maj. Të bashkohemi e ta shpërndajmë lajmin e fitores më 11 maj, nr 1 PD”, tha Hajdarmataj.

About Redaksia

Check Also

Lëvizje brenda socialistëve/ Malaj: E mbështes Spiropalin nëse ndahet nga Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatet e brendshme …