Jorida Tabaku, kandidatja demokrate e cila garon në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se mbështetja e qytetarëve për PD dhe programin e saj është e jashtëzakonshme, në një kohë kur askush nuk e kishte menduar se PD, pas një viti do të qëndronte në këmbë dhe më e fortë.
Duke folur në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë nr. 2 dhe ato të Depos së Ujit në Tiranës, me prezencën edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Tabaku tha se më 11 maj, alternativa shpresëdhënëse për Tiranën dhe Shqipërinë është PD.
“Dega nr 2 ka zonja të fuqishme që kërkojnë votën e PD. Bashkimi i PD, shembulli më i mirë është dega nr. 2. Demokratë qëndrestarë janë bërë bashkë për t’i dhënë fitoren PD më 11 maj. Kudo që kemi trokitur, kemi gjetur mbështetje të jashtëzakonshme.
Askush s’e priste një vit më parë entuziazmin e qytetarëve që PD, do ishte në këmbë, e fortë dhe pas 11 majti, qeveria e ardhshme e qytetarëve në këtë sallë e jashtë saj, alternativa e vetme është PD dhe program i saj.
Jo më kot nr 1, sot po thuhet nga çdo i ri dhe e re, kur flasim me qytetarët, na thonë se jemi me keq sot se sa dje. Ekonomia, xhepi që vuajmë sot është ajo që do votojmë PD. Çdo qytetar Tirane, të votojë bindshëm PD, e t’i japim Shqipërisë ekipin që meriton e t’i kthejmë nderin e madhështinë Shqipërisë”, tha Tabaku.
Gazeta RD